Ndërlidhjet

EULEX lavdëron planin policor për Vidovdan


Gazimestan - Pelegrinët duke festuar Vidovdanin, 28Qershor2013
Gazimestan - Pelegrinët duke festuar Vidovdanin, 28Qershor2013
Misioni i Bashkimit Evropian për forcimin e sundimit të ligjit në Kosovë (EULEX) ka lavdëruar policinë e Kosovës në menaxhimin e gjendjes së sigurisë gjatë festimit të Vidovdanit.
Sipas EULEX-it, plani operativ i policisë është zbatuar me korrektësi.

Në një komunikatë për shtyp thuhet se 49 policë të EULEX-it kanë mbikëqyrur planin e PK-së për Vidovdanin, dhe bazuar në vlerësimin preliminar nga terreni, forcat e rendit kanë qenë të përgatitura mirë, dhe kanë vepruar në mënyrë profesionale për të garantuar rendin dhe sigurinë publike, për pelegrinët që morën pjesë në festimet.

“Edhe pse është për të ardhur keq se së paku një incident i konfirmuar ka ndodhur në të cilin një person është lënduar lehtë, reagimi i PK-së ka qenë adekuat. PK-ja ka nisur një hetim lidhur me këtë incident, i cili po monitorohet nga Policia e EULEX-it”, thuhet në komunikatën e misionit evropian.

Zyrtarët e Policisë së EULEX-it të cilët gjendeshin afër vendit ku ndodhi incidenti, thuhet se ofruan ndihmën e parë për viktimën.
XS
SM
MD
LG