Ndërlidhjet

Pentagoni kritikohet për kontratën me rusët


Ilustrim

Ilustrim

Një mbikëqyrës i shpenzimeve të qeverisë amerikane ka kritikuar Pentagonin për një marrëveshje në të cilën Shtetet e Bashkuara blejnë heliktopterë rus për ushtrinë e Afganistanit.
Inspektori i Posaçëm për Rimëkëmbjen e Afganistanit ka thënë në raportin e tij se Misioni Special i Krahut Afgan nuk ka ekspertizë dhe trupa për të operaruar me fluturake të tilla, dhe se marrëveshja mund të del se paratë janë çuar dëm.
Raporti i tij sugjeron që të shtyhet për një afat blerja e fluturakave ruse përderisa afganët të ndërtojnë kapacitetet që t’i përdorin si duhet.
Pentagoni ka bërë të ditur më 17 qershor se i ka dhënë kontratën e vlefshme 554 milion dollarë një kompanie shtetërore ruse Rosoboronexport, për blerjen e 30 helikopterëve Mi-17.
Po ashtu në kuadër të shpenzimeve të Pentagonit për ushtrinë e Afganistanit hyn edhe kontrata prej 218 milionë dollarë për blerjen e 18 aeroplanëve nga një kompani amerikane.
XS
SM
MD
LG