Ndërlidhjet

Obama në Afrikën e Jugut


Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.

Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka arritur në Afrikën e Jugut. Është e paqartë nëse Obama do të vizitojë ish-presidentin e këtij vendi, Nelson Mandela, i cili është në gjendje kritike për jetën.

Sido që të jetë, ai do të takohet me presidentin e Afrikës së Jugut, Jacob Zuma, në Pretoria.

Obama do të qëndrojë po ashtu në Johanesburg, Kejp Taun dhe Roben Ajllënd, ku Mandela ka qenë i burgosur për 18 vjet nga regjimi i atëhershëm i të bardhëve.

Ish-gruaja e Mandelës, Winnie, ka thënë të premten se gjendja e ish-presidentit 94-vjeçar, ikonë e luftës kundër aparteidit, është përmirësuar, por mbetet e rëndë.

Obama ka takuar Mandelën në vitin 2005, kur ai ka qenë senator i SHBA-së.

Afrika e Jugut është ndalesa e dytë e presidentit amerikan në turneun afrikan. Fillimisht, ai ka qëndruar në Senegal.
XS
SM
MD
LG