Ndërlidhjet

logo-print

Tri viktima nga përleshjet në Kajro


Kundërshtarë të Morsit në Kajro

Kundërshtarë të Morsit në Kajro

Tre persona kanë humbur jetën në Egjipt, në përleshjet midis mbështetësve dhe kundërshtarëve të presidentit Mohamed Morsi.

Dy njerëz janë vrarë në Aleksandri, përfshirë një amerikan të ri, i cili është goditur me thikë deri në vdekje. Viktima e tretë është raportuar në Port Said.

Zjarrvënie në zyrat e Vëllazërisë Myslimane, partisë së presidentit, janë raportuar në Aleksandri dhe gjetkë.

Në kryeqytetin Kajro, dhjetëra-mijëra njerëz kanë dalë në demonstrata rivale, për dhe kundër Morsit.

Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar amerikanët të mos udhëtojnë drejt Egjiptit dhe kanë urdhëruar stafin jo-urgjent diplomatik që të lërë zyrat.

Protestuesit akuzojnë Morsin se ka dështuar të përmbushë qëllimet demokratike të revolucionit, i cili ka detyruar sunduesin veteran, Hosni Mubarak, të lërë pushtetin në fillim të vitit 2011.

Tensionet janë rritur në prag të protestës masive që ka paralajmëruar opozita për të dielën. Më 30 qershor është përvjetori i parë i inaugurimit të Morsit.
XS
SM
MD
LG