Ndërlidhjet

logo-print

Qosiq: Marrëveshja e Brukselit - disfatë


Dobrica Qosiq

Dobrica Qosiq

Marrëveshja e Brukselit për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi “është disfatë e politikës shtetërore dhe kombëtare të Serbisë” dhe “disfatë e sundimit të së drejtës”, ka thënë Dorbrica Qosiq.

“Për këtë disfatë, fajin e bart politika e gjithëmbarshme serbe”, ka thënë letrari serb dhe ish-presidenti i Republikës Federale të Jugosllavisë në promovimin e librit “Kosovo 1966-2013”, transmetojnë mediat serbe.

Qosiq ka thënë se Marrëveshja e Brukselit është pasojë e “triumfit të imperializmit të Shteteve të Bashkuara dhe të Gjermanisë”.
XS
SM
MD
LG