Ndërlidhjet

Obama takon familjen e Mandelës


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, do të takojë sot në Pretoria familjen e ish-presidentit të Afrikës së Jugut, Nelson Mandela, njëherësh ikonë e luftës kundër aparteidit.

Obama, i cili ndodhet në një turne afrikan, nuk do të takojë Mandelën, për shkak të gjendjes së tij të rëndë shëndetësore.

Shtëpia e Bardhë ka thënë se vendimi është marrë “nga respekti për rehatinë dhe paqen e Mandelës, si dhe nga dëshira e familjes”.

Obama do të qëndrojë po ashtu në Johanesburg, Kejp Taun dhe Roben Ajllënd, ku Mandela ka qenë i burgosur për 18 vjet nga regjimi i atëhershëm i të bardhëve.

Afrika e Jugut është ndalesa e dytë e presidentit amerikan në turneun afrikan. Fillimisht, ai ka qëndruar në Senegal.
XS
SM
MD
LG