Ndërlidhjet

Kerry vazhdon bisedimet me izraelitët e palestinezët


Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, do të takojë sërish përfaqësuesit izraelitë dhe palestinezë, në përpjekje për të bindur palët që të rinisin bisedimet për paqe.

Të premten, Kerry ka takuar në Jordani presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmud Abbas, për të udhëtuar më pas drejt Jerusalemit, ku është takuar me presidentin izraelit, Benjamin Netanyahu.

Burimet zyrtare thonë se Kerry do të takojë sot përsëri Abbasin, para se të bisedojë me izraelitët.

Kjo është vizita e pestë e Kerryt në rajon brenda këtij viti.

Bisedimet direkte midis Izraelit dhe palestinezëve janë ndërprerë në vitin 2010.

Palestinezët kërkojnë që Izraeli të ndalojë ndërtimet në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor – territore këto që i duan për shtetin e tyre të ardhshëm.

Izraeli hedh poshtë çdo parakusht për negociata.
XS
SM
MD
LG