Ndërlidhjet

Babai i Snowdenit kërkon kushte për djalin


Edward Snowden
Edward Snowden
Babai i ish-kontraktorit të inteligjencës amerikane, Edward Snowden, i cili ka nxjerrë detaje për programet e mbikëqyrjes të SHBA-së, ka thënë se djali i tij mund të kthehet vullnetarisht në Shtetet e Bashkuara, nën kushte të caktuara.

NBC News ka raportuar se Lonnie Snowden planifikon t’i shkruajë letër Departamentit të Drejtësisë, për t’i thënë se kushtet përfshijnë mosburgosjen e Edward Snowdenit para gjykimit dhe mosndalimin e tij nga të folurit në publik.

Lonnie Snowden ka thënë se djali i tij ka shkelur ligjin duke nxjerrë informacione për aktivitetet mbikëqyrëse të SHBA-së, por “nuk beson se ka tradhtuar popullin amerikan”.

Babai ka pranuar se nuk ka folur me djalin e tij qysh në muajin prill.

Edward Snowden, 30 vjeç, ka fluturuar drejt Moskës një javë më parë dhe ka kërkuar azil në Ekuador. Ai besohet se vazhdon të jetë brenda një aeroporti të Moskës.
XS
SM
MD
LG