Ndërlidhjet

logo-print

Obama lavdëron “guximin moral” të Mandelës


Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.

Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka lavdëruar “guximin moral” të ish-presidentit të Afrikës së Jugut, Nelson Mandela.

Duke folur para gazetarëve në Pretoria, së bashku me presidentin aktual, Jacob Zuma, Obama ka thënë se triumfi i Mandelës në luftën kundër diskriminimit racor ka shërbyer si frymëzim për gjithë botën.

Komentet e tij vijnë në kohën kur Mandela ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Mendimet tona, të amerikanëve dhe gjithë njerëzve në botë janë me Nelson Mandelën, familjen e tij dhe të gjithë afrikanojugorët”, ka thënë Obama.

Presidenti amerikan do të takojë sot në Pretoria familjen e Mandelës.

Obama do të qëndrojë po ashtu në Johanesburg, Kejp Taun dhe Roben Ajllënd, ku Mandela ka qenë i burgosur për 18 vjet nga regjimi i atëhershëm i të bardhëve.

Afrika e Jugut është ndalesa e dytë e presidentit amerikan në turneun afrikan. Fillimisht, ai ka qëndruar në Senegal.
XS
SM
MD
LG