Ndërlidhjet

Cameron në vizitë të papritur në Afganistan


Kryeministri britanik, David Cameron.

Kryeministri britanik, David Cameron.

Kryeministri britanik, David Cameron, ka arritur në Afganistan për një vizitë të paparalajmëruar.

Ai ka qëndruar në provincën Helmand, ku janë të pozicionuara shumica e 7,900 trupave britanike.

Cameron po ashtu ka takuar guvernatorin e provincës, Mohammad Naiem, para se të udhëtonte drejt Kabulit.

Britania, konrtibuesja e dytë më e madhe ushtarake në Afganistan, do të tërheqë të gjitha trupat e saj vitin e ardhshsëm, ashtu siç ka planifikuar NATO-ja.
XS
SM
MD
LG