Ndërlidhjet

Nikolliq shkon në kremten e Kroacisë


Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq.
Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq.
Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq, do të udhëheqë delegacionin shtetëror serb në një vizitë dyditore në Kroaci, me rastin e pranimit të saj në Bashkimin Evropian.

Në delegacionin serb do të jenë edhe kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, ministri i Jashtëm, Ivan Mërkiq, dhe këshilltari i presidentit, Marko Gjuriq, raportojnë mediat serbe.

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, është ftuar po ashtu të marrë pjesë në kremten e Kroacisë, më 1 korrik.
XS
SM
MD
LG