Ndërlidhjet

Rohani “do të përmirësojë” lidhjet me botën


Presidenti i zgjedhur i Iranit, Hassan Rohani.
Presidenti i zgjedhur i Iranit, Hassan Rohani.
Presidenti i zgjedhur i Iranit, Hassan Rohani, është zotuar se do të përmirësojë lidhjet e Teheranit me fuqitë e botës.

Duke folur në adresimin e parë televiziv që nga zgjedhjet e 14 qershorit, Rohani ka thënë se do të ndjekë një politikë të moderuar, përmes “ndërveprimit konstruktiv me botën e jashtme”.

Ai nuk ka përmendur direkt politikat që bien ndesh me Perëndimin dhe që kanë të bëjnë me programin bërthamor të Republikës Islamike dhe me mbështetjen e regjimit të presidentit sirian, Bashar al-Assad.

Rohani do të nisë mandatin më 3 gusht. Ai pason presidentin në largim, Mahmud Ahmadinejad.
XS
SM
MD
LG