Ndërlidhjet

logo-print

SHBA përfshihet nga vala e të nxehtit


Ilustrim

Ilustrim

Pjesa perëndimore e Shteteve të Bashkuara është përfshirë nga temperatura të larta, të cilat kërcënojnë të thyejnë rekordet e të gjitha kohërave në Tokë, raporton BBC.

Në Foniks të Arizonës termometri ka arritur 47 shkallë të Celsiusit të premten, ndërsa në shkretëtirën Lugina e Vdekur të Kalifornisë është regjistruar 51 shkallë C.

Vala e të nxehtit pritet të zgjasë gjatë gjithë fundjavës.

Qytetet në rajon kanë hapur qendra të freskimit, ndërsa zyrtarët druajnë se i nxehti mund të shkaktojë vonesa në udhëtimet ajrore.

Shërbimi Kombëtar i Motit ka lëshuar paralajmërim për të nxehtin në disa pjesë të rajonit, përfshirë edhe Las Vegasin, deri të hënën.

Temperatura më e ngrohtë në Tokë, prej 57 gradësh C, është regjistruar në Luginën e Vdekur më 10 korrik, 1913.
XS
SM
MD
LG