Ndërlidhjet

Obama apelon për qetësi në Egjipt


Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.
Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka shprehur shqetësim për protestat e dhunshme në Egjipt dhe ka bërë thirrje për përmbajtje.

Përleshjet e së premtes në Aleksandri dhe Port Said kanë lënë tre persona të vdekur, në mesin e tyre një shtetas amerikan.

Duke folur në Pretoria të Afrikës së Jugut, Obama u ka bërë thirrje mbështetësve dhe kundërshtarëve të presidentit egjiptian, Muhammad Morsi, që të lënë mënjanë dallimet dhe të angazhohen për dialog konstruktiv.

Presidenti amerikan ka thënë se asnjëra palë nuk përfiton nga “ngërçi aktual”.

Për më shumë detaje nga zhvillimet në Egjipt, lexoni këtu.
XS
SM
MD
LG