Ndërlidhjet

Karzai: Sulmet talibane s’e ndalojnë procesin e paqes


Presidenti afgan, Hamid Karzai.
Presidenti afgan, Hamid Karzai.
Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai, ka thënë se sulmet e fundit të talibanëve në pallatin presidencial nuk do ta pengojnë atë për të ecur përpara me procesin e paqes.

Duke folur të shtunën para gazetarëve, Karzai ka minimizuar rëndësinë e sulmeve të pak ditëve më parë, duke thënë se do të donte që “milicia të shpenzonte gjithë kohën duke sulmuar pallatin presidencial dhe të linte të qetë pjesën tjetër të Afganistanit”.

Udhëheqësi afgan ka përsëritur mbështetjen e administratës së tij për procesin e paqes, i cili përfshin bisedimet me talibanët.

Kryeministri britanik, David Cameron, i cili ka arritur sot në Afganistan në një vizitë të papritur, ka mbështetur po ashtu pajtimin në mes të afganëve.
XS
SM
MD
LG