Ndërlidhjet

Itali: Dyfishohen imigrantët e padokumentuar


Foto arkivi
Foto arkivi
Zyrtarët italianë thonë se numri i imigrantëve të padokumentuar, të cilët arrijnë në Itali me anije, është dyfishuar në pjesën e parë të vitit 2013, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Ministri i Brendshëm, Angelino Alfano, ka thënë të shtunën se 7,913 imigrantë kanë arritur në brigjet e Italisë nga janari në qershor të këtij viti.

Sipas tij, shumica prej tyre kanë zbarkuar në Lampedusa, një ishull në jugperëndim të Maltës.

Pjesa më e madhe e imigrantëve janë nga Afrika, Lindja e Mesme dhe Azia.

Duke folur në Lampedusa, Alfano ka thënë se imigracioni nuk është vetëm një “shqetësim italian” dhe se Evropa duhet të tregojë një front të bashkuar në trajtimin e kësaj çështjeje.

Italia është ankuar vazhdimisht se merr shumë pak mbështetje nga vendet e tjera të Bashkimit Evropian për trajtimin e fluksit të imigrantëve në brigjet e saj.
XS
SM
MD
LG