Ndërlidhjet

logo-print
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka reaguar ndaj akuzave të Lëvizjes Vetëvendosje, duke i cilësuar ato si shpifje qëllimkëqija dhe pa mbulesë.

“AAK-ja dhe të gjithë qytetarët e Kosovës e dinë dhe e kanë të qartë agjendën e vazhdueshme të Lëvizjes Vetëvendosje. Ne e kuptojmë frustrimin e këtij subjekti politik, por kërkojmë që fajtorët e të gjithë këtij dëmi t’i kërkojë dhe t’i gjejë brenda vetes”, thuhet në komunikatën e AAK-së.

Kjo parti politike potencon se “këto shpifje të Vetëvendosjes nuk iu bëjnë përshtypje qytetarëve të Kosovës, e as atyre të Dukagjinit”.

“AAK e fton Lëvizjen Vetëvendosje që të gjitha akuzat, nëse ka fakte, t’i drejtojë në organet kompetente vendore dhe ndërkombëtare dhe të mos lansojë shpifje për konsum politik dhe konform agjendave të saj të dëmshme për vendin”, thuhet tutje në komunikatën e AAK-së.

Ky reagim ka pasuar deklaratat e zyrtarit të Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj, gjatë një konference për gazetarë, sipas të cilave, AAK-ja është një parti e haraçit dhe fajdes, sidomos në rajonin e Dukagjinit, ku kjo parti politike ka pushtetin lokal nëpër disa komuna.
XS
SM
MD
LG