Ndërlidhjet

logo-print

Priten protesta masive kundër Morsit


Presidenti i Egjiptit, Mohamed Morsi.

Presidenti i Egjiptit, Mohamed Morsi.

Mijëra njerëz pritet të protestojnë sot në gjithë Egjiptin për të kërkuar dorëheqjen e presidentit islamik, Mohamed Morsi, dhe zgjedhje të reja.

Ushtria egjiptiane ka paralajmëruar se është gati për të ndërhyrë, në rast të trazirave.

Sot është përvjetori i parë i inaugurimit të Morsit. Opozita thotë se ka mbledhur 22 milionë nënshkrime të njerëzve që duan dorëheqjen e presidentit.

Kundërshtarët thonë se Morsi ka dështuar të zbatojë reformat demokratike dhe se i ka dorëzuar pushtetin Vëllazërisë Myslimane.

Ata po ashtu ankohen për përkeqësimin e ekonomisë dhe të standardeve të jetës.

Morsi tashmë ka paralajmëuar se nuk e ka ndërmend të japë dorëheqje.

Tetë persona, përfshirë një amerikan, janë raportuar të vrarë në dhunën e javës së kaluar në Egjipt, ndërmjet mbështetësve dhe kundërshtarëve të presidentit.
XS
SM
MD
LG