Ndërlidhjet

SHBA i kërkon Ekuadorit të mos i japë azil Snowdenit


Edward Snowden
Edward Snowden
Presidenti i Ekuadorit, Rafael Correa, ka thënë se nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, i ka kërkuar vendit të tij që të refuzojë kërkesën për azil të ish-kontraktorit të inteligjencës amerikane, Edward Snowden, i cili akuzohet se ka nxjerrë detaje të programeve të mbikëqyrjes të SHBA-së.

Correa ka thënë se ka folur me Bidenin përmes telefonit.

Ai ka sqaruar se Ekuadori nuk mund të shqyrtojë kërkesën e Snowdenit, sepse ky i fundit nuk ka arritur ende në territorin e Amerikës Jugore.

Correa ka thënë se Ekuadori do të konsultohet me Shtetet e Bashkuara para se të marrë vendimin, porse “në fund të fundit, Ekuadori do të vendosë vetë nëse do t’i ofrojë azil”.

Snowden përballet me akuzat për spiunazh në SHBA dhe Uashingtoni ka kërkuar që ai t’iu dorëzohet autoriteteve amerikane.

Ai besohet të jetë i fshehur në një aeroport të Moskës.
XS
SM
MD
LG