Ndërlidhjet

logo-print

SHBA ”ka përgjuar” zyrat e BE-së


Ilustrim

Ilustrim

Një revistë gjermane thotë se ka parë një dokument sekret amerikan, të siguruar nga ish-kontraktori i inteligjencës amerikane, Edwrad Snowden, i cili tregon se Bashkimi Evropian ka qenë në shënjestër të mbykëqyrjes nga Shtetet e Bashkuara.

Raporti në “Der Spiegel” thotë se Agjencia për Siguri Kombëtare e SHBA-së ka përgjuar ose mbledhur komunikimet nga zyrat e BE-së në Bruksel, Uashington dhe në Kombet e Bashkuara.

Spiunazhi përfshin përgjimet në rrjetet e brendshme kompjuterike të BE-së, të cilat i kanë ofruar qasje Agjencisë për Siguri Kombëtare në e-maile dhe dokumente.

Raporti citon një dokument të shtatorit, 2010.

Në një deklaratë të shkruar, presidenti i Parlamentit Evropian, Martin Schulz, ka thënë se është i tronditur me raportin dhe ka kërkuar shpjegim nga Uashingtoni.

Snowden, i cili ka nxjerrë detaje sekrete të programeve të mbikëqyrjes të SHBA-së, besohet se fshihet në një aeroport të Moskës.
XS
SM
MD
LG