Ndërlidhjet

Vajza që “dogji” Kuranin, vendoset në Kanada


Rimsha Masih
Rimsha Masih
Një vajzë e krishterë pakistaneze, e cila është akuzuar për djegien e Kuranit, ka fluturuar drejt Kanadasë me familjen e saj.

Burimet kanadeze kanë raportuar se Rimsha Masih, 14 vjeçe, dhe familja e saj janë vendosur në Toronto, për shkak të kërcënimeve të vazhdueshme në Pakistan.

Rimsha është arrestuar në Islamabad në gusht të vitit 2012 dhe është akuzuar për blasfemi, pasi një klerik mysliman ka thënë se ajo ka djegur faqet e Librit të Shenjtë.

Kleriku më pas është akuzuar për falsifikimin e dëshmive dhe Rimsha është lirura nga çdo akuzë.

Rasti ka tërhequr vëmendjen për ligjet e rënda blasfemike në Pakistan, për të cilat kritikët thonë se përdoren shpesh për të sulmuar anëtarët e pakicave fetare.
XS
SM
MD
LG