Ndërlidhjet

Kerry përpiqet të takojë Abbasin


Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, do të përpiqet të takojë presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmud Abbas. Ky do të ishte takimi i tretë mes tyre në ditët e fundit.

Të shtunën në Jerusalem, Kerry ka takuar kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, po ashtu për herë të tretë.

Kryediplomati amerikan po bën përpjekje të bindë palët që t’iu kthehen bisedimeve për paqe.

Raportet thonë se është e paqartë nëse takimet e deritashme të Kerryt kanë rezultuar me ndonjë përparim të prekshëm.

Kjo është vizita e pestë e tij në rajon, brenda këtij viti.

Palestinezët kërkojnë që Izraeli të ndalojë ndërtimet në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor – territore këto që i duan për shtetin e tyre të ardhshëm.

Izraeli hedh poshtë çdo parakusht për negociata.
XS
SM
MD
LG