Ndërlidhjet

Pakistan: 11 persona të vrarë nga dhuna


Pakistan

Pakistan

Së paku 11 persona kanë humbur jetën nga shpërthimi i makinës bombë në Peshauar të Pakistanit.

Sipas burimeve zyrtare, shpërthimi ka plagosur edhe 20 persona të tjerë dhe ka shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Autoritetet spitalore thonë se në mesin e të plagosurve janë dy fëmijë dhe një grua.

Sulmi ka pasur në shënjestër një konvoj të policisë dhe përgjegjësinë për të nuk e ka marrë ende asnjë grup.
XS
SM
MD
LG