Ndërlidhjet

Rompuy nesër në Beograd e Prishtinë


Presidenti i Këshillit Evropian, Herman van Rompuy.

Presidenti i Këshillit Evropian, Herman van Rompuy.

Presidenti i Këshillit Evropian, Herman van Rompuy, do të qëndrojë të hënën në Kosovë, ku do të ketë takime me zyrtarë të lartë të shtetit.

Kjo vizitë ndodh në kohën kur, sipas Rompuyt, Bashkimi Evropian është duke bërë hapa historikë në raportet me vendet e Ballkanit.

Ai sonte do të marrë pjesë në manifestimin e Kroacisë, me rastin e hyrjes në Bashkimin Evropian.

Nga mesnata, Kroacia do të bëhet vendi i 28-të i BE-së.

Nga Zagrebi, Herman van Rompuy do të niset për në Beograd, ku do të takojë zyrtarët e atjeshëm.

Ai pritet të inkurajojë Serbinë për të lëvizur drejt integrimeve evropiane, duke rikujtuar se rruga drejt Evropës ec përmes normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën.

Nga Beogradi, Rompuy do të udhëtojë drejt Prishtinës.
XS
SM
MD
LG