Ndërlidhjet

Përparim në bisedimet për paqe në Lindjen e M.


John Kerry dhe Mahmud Abbas
John Kerry dhe Mahmud Abbas
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka thënë se është shënuar “përparim real” në bisedimet për paqe në Lindjen e Mesme, porse duhet ende punë për t’u bërë.

Kerry ka thënë se ka pasur bisedime pozitive dhe të rëndësihme gjatë dy ditëve të kaluara.

Ai i ka bërë këto komente në Ramallah, pas takimit me presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmud Abbas.

Kryediplomati amerikan po bën përpjekje të bindë izraelitët dhe palestinezët që t’iu kthehen bisedimeve për paqe.

Kjo është vizita e pestë e tij në rajon, brenda këtij viti.

Palestinezët kërkojnë që Izraeli të ndalojë ndërtimet në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor – territore këto që i duan për shtetin e tyre të ardhshëm.

Izraeli hedh poshtë çdo parakusht për negociata.
XS
SM
MD
LG