Ndërlidhjet

Kërkohet dorëheqja e Morsit


Kajro, 30 qershor 2013.
Kajro, 30 qershor 2013.
Mijëra protestues janë mbledhur në sheshin Tahrir të Kajros për të kërkuar dorëheqjen e presidentit të Egjiptit, Mohamed Morsi, dhe zgjedhje të reja.

Protestuesit kanë valëvitur flamujt egjiptianë, duke brohoritur “Morsi, largohu!”.

Në anën tjetër të qytetit, mijëra njerëz kanë organizuar miting rival në mbështetje të presidentit.

Kundërshtarët thonë se Morsi ka dështuar të zbatojë reformat demokratike dhe se i ka dorëzuar pushtetin Vëllazërisë Myslimane.

Ata po ashtu ankohen për përkeqësimin e ekonomisë dhe të standardeve të jetës.

Morsi tashmë ka paralajmëuar se nuk e ka ndërmend të japë dorëheqje.

Tetë persona, përfshirë një amerikan, janë raportuar të vrarë në dhunën e javës së kaluar në Egjipt, ndërmjet mbështetësve dhe kundërshtarëve të presidentit.
XS
SM
MD
LG