Ndërlidhjet

Kukan vlerëson situatën paszgjedhore në Shqipëri


Eduard Kukan

Eduard Kukan

Kryetari i delegacionit të Parlamentit Evropian për Evropën Juglindore, Eduard Kukan, ka thënë se situata paszgjedhore në Shqipëri rezulton më e mirë se në të kaluarën.

Me anë të një deklarate për shtyp ai ka përgëzuar qytetarët e Shqipërisë për zgjedhjet parlamentare të javës së kaluar.

“E vizitova Shqipërinë së bashku me deputetët e tjerë për të vlerësuar situatën politike gjatë procesit zgjedhor. Ne u takuam me liderët e partive kryesore politike dhe patëm diskutime pozitive mbi rëndësinë që kanë zgjedhjet për demokratizimin dhe perspektivën evropiane të Shqipërisë. Mirëpres faktin që rezultati u njoh nga të dyja palët dhe liderët politikë komunikuan me mirësjellje me njëri-tjetrin”, ka thënë Kukan.

Në zgjedhjet paralamentare të 23 qershorit në Shqipëri, fitues ka dalë koalicioni socialist, i udhëhequr nga Edi Rama.
XS
SM
MD
LG