Ndërlidhjet

Ushtria siriane vazhdon ofensivën në Homs


Homs, Siri (foto arkivi)
Homs, Siri (foto arkivi)
Aktivistët sirianë kanë bërë të ditur se forcat besnike të presidentit Bashar al-Assad kanë vazhduar ofensivën kundër zonave të kontrolluara nga rebelët në Homs, duke vrarë së paku tre civilë.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut ka thënë se sulmet e avionëve qeveritarë kanë shkatërruar së paku një shtëpi dhe kanë vrarë një grua me dy fëmijë.

Ofensiva në Homs ka nisur qysh të shtunën.

Televizioni shtetëror ka thënë se forcat qeveritare kanë arritur “sukses të madh” në këtë rajon.

Siria është në konflikt civil qysh në mars të vitit 2011. Aktivistët thonë se mbi 100,000 njerëz kanë humbur jetën në luftime.
XS
SM
MD
LG