Ndërlidhjet

Obama viziton burgun ku ka qëndruar Mandela


Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.
Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, dhe familja e tij kanë hyrë në burgun Robben Island, ku ish-presidenti i Afrikës së Jugut, Nelson Mandela, ka kaluar 18 vjet të dënimit të tij.

Obama, gruaja e tij dhe dy vajzat, kanë kaluar kohë duke shikuar qelinë gurore, ku Mandela ka punuar gjatë robërisë së tij.

Udhëzues i tyre ka qenë 83-vjeçari Ahmed Kathrada, i cili ka qenë po ashtu i burgosur në Robben Island, në kohën kur ka qenë edhe Mandela.

Mandela, ikonë e luftës kundër aparteidit, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në një spital të Pretorias.

Vizita e sotme e Obamës ka qenë pjesë e turenut të tij afrikan.
XS
SM
MD
LG