Ndërlidhjet

Cameron në Astana të Kazakistanit


Kryeministri britanik, David Cameron (foto arkivi)

Kryeministri britanik, David Cameron (foto arkivi)

Kryeministri britanik, David Cameron, ka arritur në Astana të Kazakistanit, duke u bërë kryeministri i parë i Mbretërisë së Bashkuar që viziton këtë vend.

Cameron pritet të diskutojë situatën në Afganistan me zyrtarët kazakë, përfshirë presidentin Nursultan Nazarbaev.

NATO-ja ka përdorur linjat hekurudhore përmes Kazakistanit për të furnizuar trupat në Afganistan.

Të njëjtat linja do të përdoren për të tërhequr shumicën e tyre nga shteti afgan më 2014.

Me zyrtarët kazakë, Cameron do të diskutojë edhe marrëdhëniet dypalëshe biznesore.
XS
SM
MD
LG