Ministrja gjermane e Drejtësisë ka kërkuar "shpjegim të menjëhershëm dhe të gjerë" nga Uashingtoni për raportet që thonë se spiunët amerikanë kanë përgjuar zyrat e Bashkimit Evropian.
Sabine Leutheusser-Schnarrenberger ka thënë se metodat e tilla “kujtojnë veprimet mes armiqve në Luftën e Ftohtë”.
Revista gjermane “Der Spiegel” thotë se ka parë një dokument sekret amerikan, të siguruar nga ish-kontraktori i inteligjencës amerikane, Edwrad Snowden, i cili tregon se Bashkimi Evropian ka qenë në shënjestër të mbykëqyrjes nga Shtetet e Bashkuara.
Raporti thotë se Agjencia për Siguri Kombëtare e SHBA-së ka përgjuar ose mbledhur komunikimet nga zyrat e BE-së në Bruksel, Uashington dhe në Kombet e Bashkuara.
Spiunazhi përfshin përgjimet në rrjetet e brendshme kompjuterike të BE-së, të cilat i kanë ofruar qasje Agjencisë për Siguri Kombëtare në e-maile dhe dokumente.
Raporti citon një dokument të shtatorit, 2010.