Ndërlidhjet

logo-print

Kroacia nga sot anëtarja e 28-të e BE-së


Bregana, Kroacia - Fishekzjarret në pikë kufirin, në shenjë feste për hyrjen në BE, 01Korrik2013

Bregana, Kroacia - Fishekzjarret në pikë kufirin, në shenjë feste për hyrjen në BE, 01Korrik2013

Kroacia i është bashkuar zyrtarisht Bashkimit Evropian, duke u bërë kështu në mesnatë vendi i 28-të i këtij blloku.

Mijëra njerëz, përfshirë zyrtarët më të lartë shtetëror të Kosovës, të vendeve të tjera nga rajoni dhe të BE-së, janë mbledh në Zagreb për të numëruar momentet e fundit para anëtarësimit.

Kroacia bëhet pjesë e BE-së gati dy dekada pas shpërbërjes së ish-Jugosllavisë, dhe gjashtë vjet pas negociatave të vështira për anëtarësim.

Presidenti i Komisionit Evropian Jose Manuel Barroso iu drejtua kroatëve në gjuhën e tyre por edhe anglisht.

“Të dashur miq, mirë se vini në Bashkimin Evropian. Mirësevini në Unionin Evropian”, tha ai.

Kryeministri kroat Zoran Milanoviq tha gjatë ceremonisë solemne që e ndoqën shumë zyrtarë evropian se Kroacia është e gatshme për rolin e saj të ri.

“Pavarësisht se çka thonë tjerët për ne, duhet ta dini se ne jemi shtet i njerëzve racional, që janë realist për veten dhe shtetin e tyre, dhe rolin e shtetit të tyre në Evropë dhe në botë. Kroacia e di se nuk po shkon larg asaj se ku është, ne po qëndrojmë aty ku jemi por, me përgjegjësi të reja, përgjegjësinë për të ndihmuar vendet tjera të rajonit që t’i përmbushin kriteret për BE-së, sa më parë të jetë e mundur”, ka thënë ai.
XS
SM
MD
LG