Ndërlidhjet

Thellohet kriza në Egjipt-protesta ende vazhdon


Egjipt - Qindra mijëra protestues në protestë kundër presidentit Mohamed Morsi, 01Korrik2013
Egjipt - Qindra mijëra protestues në protestë kundër presidentit Mohamed Morsi, 01Korrik2013
Protestuesit kanë vazhduar të qëndrojnë në rrugët e Kajros gjatë natës, për të kërkuar dorëheqjen e presidentit Morsi.

Të dielën, qindra mijëra njerëz kanë dal në rrugë për të demonstruar kundër Muhamed Morsi përgjatë tërë shtetit të Egjiptit.

Shumica e demonstratave ishte të qeta, por përleshjet ndërmjet të mbështetësve dhe kundërshtarëve të Morsit janë raportuar gjithandej, kurse raportohet për 5 të vrarë dhe qindra të plagosur.

Protestat ishin ndër më të mëdhat prej demonstratave për të rrëzuar Hosni Mubarak në vitin 2011, dhe ato u zhvilluan në ditën kur Morsi mbushi një vit në këtë post.

Kririkët akuzojnë presidentin Morsi se i ka dhënë shumë pushtet Vëllezërisë Myslimane, dhe se ka dështuar për të zgjidhur problemet ekonomike në vend.

Zëdhënësi i presidentit egjiptian, Omar Amer tha se Morsi ka pranuar se ka pasur gabime gjatë qeverisjes së tij njëvjeçe, dhe se është në proces që t’i zgjidh ato.

Ai përsëriti ofertën e Morsit për dialog, ndërsa e bëri të qartë se presidenti nuk e ka ndërmend që të jap dorëheqje.
XS
SM
MD
LG