Ndërlidhjet

logo-print

Mbi 50 viktima në Pakistan nga bombat


Ilustrim

Ilustrim

Të paktën 50 njerëz janë vrarë në Pakistan të dielën.

Sulmi më vdekjeprurës kishte për cak xhaminë e shiitëve në Quetta, kryeqytetin e krahinës jug-perëndimore Balochistan.

Sipas politicisë shpërthimi i një granate dore ka shtyrë njerëzit instiktivisht të shkojnë në drejtim të xhamisë, ku një sulmues vetvrasës hodhi vetën ne erë.

Zyrtarët thonë se forcat e sigurisë kanë ndal sulmuesit të futet brenda në xhami, duke kufiziar numrin e të vdekurve në 28, dhe lëndimin e dhjetëra të tjerëve.

Më herët gjatë ditës, një bombë ka shpërthyer përderisa një konvoj ushtarak po udhëtonte në qytetin Peshavar, duke vrarë 17 dhe lënduar shumë të tjerë.

Në veri-perëndim të Pakistani, po ashtu gjatë ditës shpërtheu një bombë, e cila vra 4 ushtarë.

Askush nuk ka marr përgjegjësi për asnjërin prej këtyre sulmeve.
XS
SM
MD
LG