Ndërlidhjet

logo-print

Mediet kineze - Siria fajtore për Xinjiang


Kinë - Policia ia merr kameran një gazetareje e cila është nisur për në qytetin e ujgurëve Lukqun, në krahinën Xinjiang, 28Qershor2013

Kinë - Policia ia merr kameran një gazetareje e cila është nisur për në qytetin e ujgurëve Lukqun, në krahinën Xinjiang, 28Qershor2013

Mediet shtetërore kineze kanë akuzuar të hënën qeverinë dhe forcat opozitare siriane për trajnimin e ekstremistëve mysliman përgjegjës për trazirat më të përgjakshme në rajonin e thellë perëndimor Xinjiang.

Kina tradicionalisht ka fajësuar separatistët islamik Ujgur për dhunën në këtë krahinë, dhe i akuzon ata se duan të krijojnë një shtet të pavarur të “Turkestanit Lindor”.

Në këtë fajësim të paprecenda, Pekini ka drejtuar gishtin kah Siria, pasi e portretizon dhunën në krahinën e saj, si e jashtme, dhe se duket sikur dhuna që ngjan në Siri e Pakistan, e jo si “dhunë e prodhuar nga pakënaqësia e brendshme”.

Shumë mysliman Ujgur në Xinjiang flasin që qeveria kineze ua mohon dhe kufizon kulturën, gjuhën dhe religjionin. Kurse, Pekini i akuzon ujgurët për seperatizëm.

Forcat paraushtarake kineze kanë vërshuar rrugët e kryeqytetit Urumqi, pasi 35 njerëz ishin vrarë në dy sulmet e javës së shkuar, të cilat Kina zyrtarisht ka thënë se kanë ndodhur për shkak të qërimit të hesapeve të grupeve që janë të angazhuara në “aktivitete fetare ekstremiste”.
XS
SM
MD
LG