Ndërlidhjet

logo-print
Mjanmari thotë se një qetësi e tensionuar është kthyer në shtetin perëndimor Rakhine, ku protestuesit i vunë flakën katër shtëpive, që shënon dhunën e fundit mes budistëve dhe pakicës myslimane atje.

Zëvendës ministri i informimit Ye Htut, tha se incidenti u nxit pas dhunimit të një gruaje nga një taksist, në qytetin bregdetar Thandëe të dielën.

Një i dyshuar është arrestuar për këtë vepër.

Pas gjysmë-shekulli të regjimit ushtarak, shteti me shumicë budiste po bëhet shpesh subjekt i dhunës së ushtruar ndaj pakicës myslimane.

Të paktën 250 veta janë vrarë, dhe më se 140 mijë të tjerë janë detyruar të braktisin shtëpitë.

Autoritetet kanë dhënë pak informata për trazirat e së dielës, përveç se kanë thënë se ato ndodhën ndërmjet të njerëzve “me religjion të ndryshëm”.

Një banor i zonës, ka thënë se shtëpitë e djegura iu takonin myslimanëve.
XS
SM
MD
LG