Ndërlidhjet

Rasti Snowden: ShBA spiunuan aleatët e ngushtë


Ukrainë - Aktivistë ukrainas në mbështetje të Edward Snowden, performojnë para ambasadës amerikane në Kiev, 27Qershor2013

Ukrainë - Aktivistë ukrainas në mbështetje të Edward Snowden, performojnë para ambasadës amerikane në Kiev, 27Qershor2013

Dosje të reja të cilat iu janë dhënë medieve nga ish-analisti amerikan i spiunimit Edward Snowden tregojnë se Britania, Franca, Greqia, Italia dhe Gjermania kanë qenë cak i operacioneve amerikane të spiunimit.

Aleatët jo-evropian të Shteteve të Bashkuara po ashtu raportohet se kanë qenë cak i spiunimit, përfshirë Turqinë dhe Japoninë.

Raportet e mëhershme kanë apostrofuar vetëm zyra të BE-së dhe Gjermaninë.

Gazeta britanike “The Guardian” citon dokumente të cilat i janë dorëzuar nga Snowden, ku shkruan se Agjencia Kombëtare Amerikane e Sigurisë (NSA) ka kryer spiunime elektronike të delegacionit evropian në Ëashington, dhe zyrat e tyre në Kombet e Bashkuara.

Washingtoni thotë se do t’i përgjigjet dyshimeve për programin e saj të mbikëqyrjes.

Zëdhënësi i zyrës së drejtorit të NSA, James Clapper ka thënë të dielën se “Shtetet e Bashkuara mbledhin informata të kundërzbulimit ndërkombëtar, siç bëjnë shtetet e tjera”.
XS
SM
MD
LG