Ndërlidhjet

Egjipt - Protestuesit 24h afat Mohamed Morsit


Egjipt - Qindra mijëra veta kanë protestuar gjatë natës në qytete të ndryshme të Egjiptit, 30Qershor2013.
Egjipt - Qindra mijëra veta kanë protestuar gjatë natës në qytete të ndryshme të Egjiptit, 30Qershor2013.
Opozita në Egjipt i ka dhënë të hënën Mohamed Morsi një ditë kohë për t’u larguar nga posti, ose do të përballet me padëgjueshmëri civile.

Ultimatumi i opozitës, vjen në kohën kur protestat gjithandej Egjiptit nuk janë ndërprerë për më se 24 orë, dhe njerëzit kanë kaluar natën nëpër rrugë, në kërkim të dorëheqjes së Morsit, një vit pas zgjedhjes president.

“I japim kohë Mohamed Morsi deri në orën 17h, të ditës së martë 2 korrik, që të lëshoj pushtetin, dhe t’iu lejoj institucioneve shtetërore që të përgatiten për zgjedhje të reja presidenciale”, lëvizja Tamarod ka thënë përmes një komunikate për medie.

Përndryshe, “e marta do të jetë fillimi i fushatës së padegjueshmërië komplete civile”.

Në Kajro ndërkaq, selia e partisë Vëllezëria Myslimane të cilës Morsi i takon, është vënë në flakë, para se të shkatërrohet nga brenda.
XS
SM
MD
LG