Ndërlidhjet

Rinisin protestat JMBG në Sarajevë


Ilustrim
Ilustrim
Kanë rifilluar sot protestat para parlamentit të Bosnjes e Hercegovinës në Sarajevë për shkak të mosmiratimit të ligjit për numrin unik amë të qytetarëve (JMBG).

Disa qindra qytetarë, siç raportohet nga të gjitha viset e Bosnjes, i janë bashkuar thirrjes, ndërsa atyre pritet t’ju bashkohen edhe qytetarë nga Zagrebi.

Përveç në Sarajevë, sot pritet të nisin protesta edhe në qytete të tjera të Bosnjes.

Organizatorët e protestës “Dorëheqja” është një grup joformal i qytetarëve me moton “JMBG për të gjithë”.

Ky grup pandeh se politikanët kanë dëshpëruar qytetarët, të cilët nuk arrijnë t’i regjistrojnë fëmijët e tyre në librat amë, pas 12 shkurtit të këtij viti.

Për këtë defekt ligjor, prindërit nuk mund t’i pajisin fëmijët e tyre as me dokumente të udhëtimit, nëse kanë urgjencë për trajtim jashtë vendit.
XS
SM
MD
LG