Ndërlidhjet

Merkel e zemëruar me “spiunimin” e SHBA-së


Kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Zëdhënësi i kancelares gjermane, Angela Merkel, ka thënë se nëse raportet se Uashingtoni ka spiunuar aleatët evropianë dalin të vërteta, kjo sjellje do të ishte “e papranueshme”.

Steffen Sibert ka thënë se Merkel është tejet e zemëruar me përgjimet e raportuara.

Të hënën, e përditshmja britanike “The Guardian” ka cituar disa informacione që kanë rrjedhur nga ish-kontraktori i inteligjencës amerikane, Edward Snowden, sipas të cilave, Uashingtoni ka spiunuar 38 ambasada dhe zyra përfaqësuese të aleatëve evropianë dhe joevropianë, përfshirë Francën, Italinë, Greqinë, Japoninë dhe Turqinë.

Revista gjermane “Der Spiegel” po ashtu ka raportuar se zyrat e BE-së në Uashington, Nju Jork dhe Bruksel kanë qenë shënjestër e spiunimit.

Uashingtoni ka thënë se do t’iu përgjigjet akuzave, gjithnjë e më të thelluara, rreth programeve të tij të mbikëqyrjes.
XS
SM
MD
LG