Ndërlidhjet

Opozita sulmon selinë e Vëllazërisë Myslimane


Kajro, 1 korrik 2013.
Kajro, 1 korrik 2013.
Protestuesit e opozitës në Egjipt kanë sulmuar dhe i kanë vënë zjarrin selisë së Vëllazërisë Myslimane në Kajro.

Protestuesit kanë hedhur dosje nga dritaret dhe orendi të ndryshme.

Sulmi vjen një ditë pas vdekjes së 16 personave në protestat kundër presidentit Muhammad Morsi – anëtar udhëheqës i Vëllazërisë Myslimane.

Protestat e së dielës kanë mbledhur miliona njerëz në Kajro dhe qytete të tjera.

Kritikët thonë se Morsi u ka dhënë shumë pushtet islamikëve dhe ka dështuar të trajtojë problemet ekonomike.

Protestat e djeshme kanë qenë më të mëdhatë në Egjipt që nga përmbysja e presidentit autokratik, Hosni Mubarak, në shkurt të vitit 2011.
XS
SM
MD
LG