Ndërlidhjet

Vriten katër policë në Afganistan


Afganistan
Afganistan
Autoritetet afgane thonë se katër policë, përfshirë një komandant rajonal, janë vrarë, pasi automjeti i tyre është goditur nga një bombë në anë të rrugës, në veri të Afganistanit.

Burimet zyrtare në provincën Baghlan thonë se të vrarët përfshijnë shefin e policisë së qarkut Borka dhe tre bashkëpunëtorë të tij.

Përgjegjësinë për sulmin nuk e ka marrë asnjë grup.

Në Kabul, forcat e sigurisë kanë vrarë një sulmues vetëvrasës, para se ai të shpërthente eksplozivët në afërsi të selisë së inteligjencës afgane.
XS
SM
MD
LG