Ndërlidhjet

FT: Kroacia dëshmon se Brukseli e ka transformuar Ballkanin


Anëtarësimi i Kroacisë në Bashkimin Evropian, si vendi i 28 me radhë, është një hap i madh përpara për këtë vend. Procesi i integrimit e ka transformuar atë dhe ka dëhmuar te fqinjët e vet se puna e madhe jep rezultat, shkruan autori Tim Judah, në fillim të artikullin në të përditshmen Financial Times.

Kjo është, provë e asaj, se së paku në një fushë, politika e Bashkimit Evropian po funksionon dhe se nuk ekziston nevoja për ndryshime.

Kuptohet, Kroacia ende ka probleme, por shumë besojnë se është në situatë më të mirë se Bullgaria dhe Rumania, kur ato u anëtarësuan në BE, në vitin 2007. Pjesërisht, sepse ishte subjekt i regjimit shumë më të ashpër të pranimit, që në mënyrë precize të parandalohej përsëritja e gabimeve të mëparshme.

Momenti kur çdokush e kishte kuptuar se diçka me të vërtetë kishte ndryshuar në Kroaci, dhe kishte ndryshuar për shkak të kërkesave të procesit të pranimit, ishte ai kur Ivo Sanader, ish kryeministër, ishte arrestuar me akuza për korrupsion, në vitin 2010.

Ai dhe zyrtarët e tjerë të lartë, prej atëherë, janë burgosur, shkruan e përditshmja Financial Times, duke shtuar se deri atëherë ishte vlerësuar se një pesh i tillë i madh ishte i paprekur.

Por, arrestimi kishte shkaktuar valë në gjithë rajonin, pasi çdokush e kishte kuptuar se, duke pasur parasysh kohën dhe presionin e BE-së për pastrim, peshku i madh nuk mundet mëtutje të pretendoj me vetëkënaqësi se asnjëherë nuk do të thirret për përgjegjësi.

Tash kur Koracia është anëtarësuar, kujdesi i BE-së është kthyer kah pjesa tjetër e Ballkanit perëndimor, ose siç thotë Igor Llukshiq, ministër i jashtëm i Malit të Zi, Ballkani Gjashtë.

Këto vende janë Mali i Zi, Serbia, Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Bosnjë Hercegovina. Për të katër të parët, lajmi është befasisht i mirë, shkruan Financial Times.

Le ta marrim për shembull Shqipërinë. Në vitin 2009, Edi Rama, lider i Partisë Socialiste, e akuzoi Sali Berishën, nga partia Demokratike e qendrës së djathtë, për vjedhjen e zgjedhjeve atë vit, shkruan gazeta. Vitin e kaluar, pas një skandali të korrupsionit, katër demonstrues ishin qëlluar për vdekje nga dritaret e zyrës së zotit Berisha, nga Garda kombëtare, shkruan Tim Judah në Financial Times, për të konstatuar se rezultat i gjithë kësaj ishte ndalja e procesit të Shqipërisë në integrimin në BE.

Muajin e kaluar, Shqipëria i mbajti zgjedhjet e tjera. Zoti Rama fitoi në mënyrë korrekte dhe bindshëm. Zoti Berisha nuk u ankua për parregullsi dhe u tërhoq.

Pjesërisht, rezultati reflekton faktin se populli ishte i ngopur me të; por ndjenja se vendi ishte bllokuar, ndërsa prova se integrimit evropian është një vegël e rëndësishme për matje, ka luajtur rol. Shqipëria tash qëndron me gjasë të mira për tu bërë kandidat zyrtar për pranim deri në fund të vitit, shkruan Financial Times.

Javën e kaluar, liderët e BE-së i dhanë Serbisë dritën e gjelbër për bisedime për pranim. Kosova, po ashtu, ka lëvizur në binarët formalë në rrugën e anëtarësimit.

Kjo ishte e mundshme vetëm pas arritjen së marrëveshjes së ndërmjetësuar nga baronesha Ashton, shefja e politikës së jashtme të BE-së, në të cilën të dy vendet janë pajtuar për koekzistencë paqësore. Me shumicë të madhe shqiptarët etnikë në Kosovë e shpallën pavarësinë nga Serbia në vitin 2008, shkruan Tim Judah në Financial Times.

Në Mal të Zi, po ashtu, ndikimi i BE-së është i qartë. Në muajin Shkurt, janë paraqitur shiritat në të cilët zyrtarë të lartë nga partia udhëheqëse në qeveri janë zënë duke diskutuar se si të manipulohen fondet shtetërore dhe listat e votimit për të ndihmuar fitoren e kandidatit të vet në zgjedhjet presidenciale.

Në fillim, autoritetet dhe Zyra e prokurorit kishin provuar ta anashkalonin aferën. Ata dështuan dhe në saje të presionit të BE-së, në parlament po zhvillohet hetim serioz për këtë çështje.

Për asnjërën prej këtyre nuk mund të thuhet se gjërat pozitive nuk mund të ndodhin pa BE-në, por është fakt se BE-ja e përshpejton procesin.

Millan Roçen, atëherë ministër i jashtëm i Malit të Zi, në vitin 2011 tha se në aspektin e reformave, vendi i tij për një vit e ka bërë atë që do t’i duheshin 10 vite për ta bërë vetëm.

Nëse shtetet e Ballkanit do të ishin autobusë, ne do të mund të thoshim se pas një pritjeje të gjatë, katër prej tyre sapo kanë arritur në stacion.

Dy prej gjashtë vendeve të përmendura, kanë mbetur prapa. Këto janë Bosnjë Hercegovina dhe Maqedonia.

Serbia dhe Kosova kanë absorbuar shumë vëmendje nga Brukseli. Tash ish-çiftit duhet dhënë më tepër kohë për t’i pasur ata prapa në binarë.

Njëherësh, t’i festojmë disa lajme të mira nga rajoni dhe ta mbajmë tregimin e Ballkanin në skenë.

Për ata që janë skeptikë për zgjerimin, ky është një shembull për ta mbajtur mend.

Pas Kroacisë, asnjëri prej Ballkanit Gjashtë, nuk do të jetë gati për anëtarësim për një kohë të gjatë, por ka mjaft kohë për ta përdorë procesin për të qenë të sigurt se ata janë gati për bashkëpunim. Në shumicën e vendeve, nëse jo në të gjitha, ky proces po sjell rezultate, shkruan në fund të artikullit, autori Tim Judah, në të përditshmen londineze, Financial Times.

Përgatiti: Fatmir Bujupi
XS
SM
MD
LG