Ndërlidhjet

Josipoviq takon presidentët rajonalë


Zagreb, 1 korrik 2013.

Zagreb, 1 korrik 2013.

Presidenti i Kroacisë, Ivo Josipoviq, ka zhvilluar një takim me udhëheqësit rajonalë – në mesin e tyre presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq, ai i Shqipërisë, Bujar Nishani, i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, dhe të tre anëtarët e presidencës boshnjake, Nebojsha Radmanoviq, Bakir Izetbegoviq dhe Zhelko Komshiq.

“Kemi biseduar për tri çështje të rëndësishme. E para prej tyre ka qenë zgjerimi i mëtejshëm dhe mbështetja e Sllovenisë dhe e Kroacisë për politikën e zgjerimit të BE-së. Çështje e dytë kanë qenë mundësitë për projekte të përbashkëta dhe, si çështje e tretë, mundësia që grupi ynë joformal të ndihmojë në zgjidhjen e disa problemeve të hapura, të cilat vazhdojnë të shqetësojnë rajonin”, ka thënë Josipoviq.

Takimi është zhvilluar në Zagreb, në ditën kur Kroacia është bërë anëtare e Bashkimit Evropian.

Presidentja Jahjaga ka thënë se anëtarësimi i Kroacisë është i rëndësishëm për gjithë rajonin.
XS
SM
MD
LG