Ndërlidhjet

Kerry adreson akuzat për spiunazh


Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka adresuar për herë të parë akuzat rreth programeve të mbikëqyrjes të Shteteve të Bashkuara.

”Dua të them se secili vend në botë, i cili është i angazhuar në çështjet ndërkombëtare të sigurisë kombëtare, ndërmerr aktivitete të shumta për të mbrojtur sigurinë e tij kombëtare dhe kësaj i kontribuojnë të gjitha llojet e informacioneve. Më shumë se kaq nuk do të komentoj derisa t’i kem të gjitha faktet dhe të di saktësisht se si qëndron situata”, ka thënë Kerry në Brunei.

Mediat britanike dhe gjermane kanë cituar disa informacione që kanë rrjedhur nga ish-kontraktori i inteligjencës amerikane, Edward Snowden, sipas të cilave, Uashingtoni ka spiunuar 38 ambasada dhe zyra përfaqësuese të aleatëve evropianë dhe joevropianë, përfshirë Francën, Italinë, Greqinë, Japoninë dhe Turqinë.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe presidenti i Francës, Francois Hollande, kanë kërkuar shpjegime nga Uashingtoni.
XS
SM
MD
LG