Ndërlidhjet

Herman Van Rompuy arrin në Prishtinë


Presidenti i Këshillit Evropian, Herman Van Rompuy.
Presidenti i Këshillit Evropian, Herman Van Rompuy.
Presidenti i Këshillit Evropian, Herman Van Rompuy, ka arritur në Prishtinë.

Në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, ai është pritur nga zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, dhe përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zbogar.

Rompuy do të takohet me presidenten Atifete Jahjaga, kryeministrin Hashim Thaçi dhe kryetarin e Kuvendit, Jakup Krasniqi.

Para se të arrijë në Prishtinë, ai ka qëndruar në Beograd, ku ka thënë se përparimi i Serbisë drejt integrimit evropian varet nga zbatimi i marrëveshjes për normalizim marrëdhëniesh me Kosovën.
XS
SM
MD
LG