Ndërlidhjet

logo-print

Serbia dorëzon 935 libra të regjistrit


EULEX

EULEX

Përfaqësuesit e EULEX-it kanë dorëzuar kopjet e certifikuara të 935 librave të regjistrit nga Serbia te Agjencia e Regjistrimit Civil të Kosovës.

“Është dorëzuar dosja e plotë për Komunën e Gjilanit, e cila përbëhet nga kopje të certifikuara të librave origjinalë të regjistrit civil dhe fetar, me të dhëna mbi lindjet, martesat dhe vdekjet”, thuhet në njoftimin e misionit evropian për sundimin e ligjit në Kosovë.

EULEX-i vlerëson se në Serbi ndodhen edhe 12,036 libra të regjistrit.
XS
SM
MD
LG