Ndërlidhjet

logo-print

Egjipt: Ushtria u jep ultimatum partive


Protestat antiqeveritare në Kajro

Protestat antiqeveritare në Kajro

Ushtria e Egjiptit u ka dhënë partive rivale 48 orë kohë për të zgjidhur mosmarrëveshjet mes tyre.

Shefi i shtabit të përgjithshëm, gjenerali Abdel Fattah al-Sisi, ka thënë se ushtria do të ofrojë planin e saj për paqe, nëse presidenti Muhammad Morsi dhe kundërshtarët e tij dështojnë të arrijnë marrëveshje.

Kreu i forcave të armatosura ka thënë se ushtria nuk do të përfshihet në politikë ose qeveri, por ka shtuar se kërkesat e njerëzve duhet të përmbushen.

Al-Sisi ka thënë se protestat kundër Morsit janë shprehje e paparë e dëshirës së popullit.

Sot, katër anëtarë të kabinetit të Morsit kanë dhënë dorëheqje, pas protestave masive të së dielës kundër qeverisë, të cilat kanë rezultuar edhe me të vrarë.

Kritikët akuzojnë Morsin se u ka dhënë shumë pushtet islamikëve dhe ka dështuar të trajtojë problemet ekonomike.
XS
SM
MD
LG