Ndërlidhjet

Afro 300 policë afganë të vrarë në një muaj


Afganistan

Afganistan

Afro 300 policë afganë janë raportuar të vrarë brenda një muaji.

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme të Afganistanit, Sediq Sediqqi, ka thënë se 299 zyrtarë policorë janë vrarë në periudhën 10 maj – 13 qershor dhe 618 të tjerë janë plagosur.

Sediqii ka thënë se shifrat paraqesin rritje për 22 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Ai ka thënë se rritja është pasojë e bombave në anë të rrugës, të vendosura nga talibanët.
XS
SM
MD
LG