Ndërlidhjet

Bildt: Një varg mundësish për Serbinë


Ministri i Jashtëm suedez, Carl Bildt.
Ministri i Jashtëm suedez, Carl Bildt.
Hapja e negociatave për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian nuk nënkupton se problemet do të zgjidhen vetë, por ky proces hap një varg mundësish të rëndësishme për Serbinë, ka thënë ministri i Jashtëm suedez, Carl Bildt.

Shefi i diplomacisë suedeze është takuar sot në Beograd me kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiq.

“Përgëzoj Serbinë për faktin që Këshilli ka miratuar hapjen e negociatave të anëtarësimit. Kjo është rruga që çon në një fazë të re, fazë të reformave dhe integrimeve”, ka thënë Bildt, transmetojnë mediat serbe.

Ai do të qëndrojë të martën edhe në Prishtinë.
XS
SM
MD
LG